Koreja e Veriut dërgon trupa ushtarake në kufirin me Jugun
Koreja e Veriut ka dërguar trupa në kufirin e saj jugor për të rivendosur pikat e kontrolleve kufitare, që u larguan sipas marrëveshjes së vitit 2018 me Korenë e Jugut, tha ushtria e Seulit më 27 nëntor, pasi Pheniani lëshoi një satelit spiunazhi që rriti tensionet në gadishull.
Në përgjigje të lëshimit të satelitit javën e kaluar, Seuli pjesërisht ka pezulluar marrëveshjen që synonte të ulte armiqësitë kufitare, duke nxitur Veriun që të heqë dorë krejtësisht nga marrëveshja dhe të paralajmërojë se nuk do ta respektojë paktin më.
Një zyrtar i ushtrisë së Koresë së Jugut i tha agjencisë AFP se Pheniani së fundi kishte dërguar personel të armatosur dhe pajisje për të rivendosur pikat kufitare.
Agjencia e lajmeve, Yonhap raportoi se ushtarët e Koresë së Veriut “janë parë duke rindërtuar pikat e rojeve kufitare që nga e premtja”, sipas një zyrtari ushtarak, duke shtuar se 11 pikat e kontrolleve kufitare që u hoqën në bazë të marrëveshjes pesëvjeçare pritet që të rivendosen.
Seuli është alarmuar nga zhvillimi i përshpejtuar i programit të armëve të Veriut.
Koreja e Jugut ka dislokuar “asete vëzhguese” në kufi pas lëshimit të satelitit nga Veriu dhe ushtria jugkoreane ka thënë se këto ishin “masa thelbësore” për t’u mbrojtur nga kërcënimet në rritje që vijnë nga Pheniani.
Koreja e Veriut është kundërpërgjigjur duke thënë se do të dislokojë “më shumë forca të armatosura dhe pajisje të reja ushtarake në rajonin përgjatë Vijës ushtarake të Demarkimit” midis dy Koreve.
Kombet e Bashkuara kanë miratuar rezolutash për Korenë e Veriut që ia ndalojnë këtij shteti të përdorë teknologjinë balistike. Javën e kaluar, Koreja e Veriut lëshoi satelitin Malligyong-1. Kjo ishte përpjekja e tretë e këtij shteti për të lëshuar satelit në hapësirë, pas dështimeve në maj dhe gusht.
Lëshimi i satelitit u dënua nga komuniteti ndërkombëtar përfshirë nga Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut që thanë se do të ketë “efekt destabilizues në rajon”.
Koreja e Veriut tha se lëshimi i satelitit ishte “e drejtë legjitime dhe ishte ushtrim i të drejtës për të mbrojtur veten”.
Lëshimi i suksesshëm i një sateliti të spiunazhit në orbitë do të rriste aftësitë e Koresë së Veriut për të mbledhur informacione të inteligjencës, veçmas për Korenë e Jugut, kanë thënë ekspertët./REL
LEXONI GJITHASHTU:
Iraku paralajmëron se do të largohet nga OPEC nëse nuk rritet kuota e prodhimit të naftës
250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer
Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump
- 11:24 Iraku paralajmëron se do të largohet nga OPEC nëse nuk rritet kuota e prodhimit të naftës
- 11:11 Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)
- 11:06 Rama poston fotot e dy protestueseve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë
- 11:03 Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia: Është ngritur grupi hetimor, pritet përgjigjja e analizave
- 10:55 Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve
- 10:51 250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer