Korrigjohet amnistia fiskale, “paratë e krimit” tërhoqën PS-në, formalizimi vetëm për emigrantët
Nisma për të formalizuar paratë e fituara nga puna në të zezë për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, u shoqërua me kritika të forta nga institucionet ndërkombëtare. Një vit më parë, kryesocialisti Edi Rama shpalli projektin, që u titullua “Amnistia Fiskale”, e cila përjashtonte politikanët, gjykatësit dhe subjektet që nënshtrohen deklarimit të pasurive.
Por, Komisioni Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar e kritikuan disa herë këtë nismë, duke vënë në dukje se ajo mund të përdoret e të shërbejë për pastrim parash.
“Ne përsërisim këshillën tonë kundër një amnistie fiskale. Para se të ndërmerret një hap i tillë duhet të ketë sisteme efikase për të parandaluar mundësitë për pastrim parash dhe korrupsion”, thuhej në deklaratën e Fondit Monetar Ndërkombëtar në korrik 2020.
Argumente si ky i FMN-së, bënë që qeveria të tërhiqej për të korrigjuar projektligjin.
Por, sinjali i parë për rikthimin e projektit të rishikuar erdhi këtë javë nga Rama, gjatë një takimi elektoral në Belsh.
“Do t’i japim mundësinë çdo emigranti që do të hyjë në këtë rrugë të rindërtimit të shtëpive mundësinë e sjelljes së parave këtu, në bankat e Shqipërisë, pa i kërkuar llogari për asgjë tjetër, përveçse ato të mos jenë para të krimit”, u shpreh kreu i qeverisë.
Sipas kreut të PS-së, tashmë do të kemi një amnisti specifike, e fokusuar te emigrantët që duan të kthehen apo të investojnë e tyre, por dokumenti i ndryshuar me termat specifikë, nuk është zbardhur ende.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta