Korrupsion dhe trukim ndeshjesh, GJKKO lë në burg prokurorin e Sarandës dhe 4 të tjerë

21 Qershor 2021 | 19:17

Gjykata Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) u ka komunikuar masën e sigurisë “arrest me burg” prokurorit të Sarandës Sali Hasa dhe katër personave të tjerë, të akuzuar për korrupsion pasiv të gjyqtarëve e prokurorëve si dhe trukim ndeshjesh.

Ndërkohë, në masën “arrest shtëpie”, GJKKO ka lënë vetëm zyrtarin e Përmetit, Bujar Haredinaj.

Hetimet për implikimin e prokurorit të Sarandës u kryen nga SPAK, ndërsa u zbulua se Sali Hasa kundrejt parave ka pushuar çështjen për një shtetas i cili akuzohej për plagosje të lehtë me dashje, që gjithashtu është arrestuar.

Gjithashtu në bazë të provave, hetuesit shkuan dhe më tej ku zbuluan se mes të arrestuarve kishte  individë të cilët merreshin me trukimin e garave sportive.

Sali Hasa ra në pranga të shtunën, së bashku me katër persona të tjerë.

LEXONI GJITHASHTU:

Në pranga prokurori i Sarandës, akuzohet për korrupsion ndaj funksionarëve të drejtësisë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026