Korrupsion me naftën, burg për zyrtarët e AKBN-së dhe Tatimeve

9 Tetor 2020 | 13:56

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë për zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe Drejtorisë së Tatimeve Tiranë, të akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Katër prej pesë të arrestuarve janë lënë në burg, ndërsa është ndryshuar masa vetëm për Denis Durrsin drejtor auditi në AKBN, për të cilin ka pasur kërkesë nga vetë prokuroria për shkak se nëna e tij ndodhet e sëmurë.

Kurse për Qani Hoxhaj, inspektor pranë AKBN, Simon Marku, inspektor pranë Drejtorisë së Tatimeve Tiranë, Arben Doda, inspektor pranë Drejtorisë së Tatimeve Tiranë dhe Naim Kasa, sipërmarrës i një kompanie hidrokarburesh është dhënë masa arrest me burg.

Këta pesë persona bashkë me Isuf Berberi, sipërmarrës në kompani farmaceutike, Naim Kasën, sipërmarrës hidrokarburesh dhe Klodian Gradeci, ish-drejtues i OST të cilët janë në kërkim, po hetohen për kontrabandë, mashtrim, fshehje të të ardhurave, korrupsion dhe shpërdorim detyre me një dëm ekonomik që i kalon shifrat e 1 milion dollarëve.

Hetimet nisën pas padisë së ngritur nga Albpetrol. Kompania private “Phoenix Petroleum”, e zotëruar në ortakëri nga Kasa dhe Berberi, kishin përfituar me marrëveshje prej qeverisë dhe nën monitorimin e AKBN-së të drejtën për të shfrytëzuar disa puse nafte.

Sipas të dhënave të bëra me dije nga Prokuroria “me qëllim plotësimin e detyrimeve për Programin Minimal të Punës apo investimeve të detyrueshme për këto puse nafte) dhe në kushtet kur këto investime nuk i ka kryer, kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar nga kompania amerikane Black Sëan Energy Service. Falsiteti i këtyre faturave është konfirmuar nga autoritetet gjyqësore amerikane dhe vlera totale e tyre është $1,299,000”.

Zyrtarët e AKBN-së, tatimeve dhe ish-drejtuesi i OST-së, Gradeci, kanë certifikuar si të ligjshme faturat e punëve të pakryera të kompanisë “Phoenix Petroleum” dhe kanë përpiluar raporte kontrolli që kanë sjellë dëm ekonomik rreth 568 mijë dollarë. “Dëmi që ka pësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë AKBN nga veprimet ndërligjshme të punonjësve të saj është 1,472,766 dollarë,” – thuhet nga prokuroria.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026