Korrupsioni në Kadastër, Lame: 8 zyrtarë në prokurori këtë vit
Ryshfeti është mjeti që arrin qëllimet në Kadastër. Sot policia ka ndaluar një punonjës 41-vjeçar në drejtorinë e Sarandës, por ky nuk është rast i izoluar.
“Vetëm në dy vjetët e fundit, në Sarandë janë larguar nga puna 8 punonjës dhe janë marrë masa disiplinore për 7 të tjerë”, tha Drejtori i Kadastrës, Artan Lame.
Për shkelje të ligjit dhe favorizime në çështjen e pronave, këtë vit kanë shkuar në prokurori mesatarisht 2 zyrtarë në muaj.
“Për muajt e vitit 2022, mund të them se janë larguar nga puna 35 punonjës, që nga specialist i thjeshtë e deri tek drejtorë rajonalë. Gjithashtu janë kallëzuar në prokurori të paktën 8 raste abuzimesh me detyrën apo me pronën. Janë marrë 102 masa administrative”, u shpreh Lame.
Lame kërkon nga qytetarët të denoncojnë abuzuesit, ndërsa shton se ngritja e shërbimeve online në Kadastër ka ulur nivelin e korrupsionit në 12 muajt e fundit.
LEXONI GJTHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta