Korrupsioni në ushtri, Kina dënon me vdekje dy ish-ministrat e Mbrojtjes

7 Maj 2026 | 15:27

Dy ish-ministrat e Mbrojtjes në Kinë, Wei Fenghe dhe Li Shangfu, janë dënuar me vdekje për korrupsion, në një tjetër goditje të fortë ndaj elitës ushtarake kineze në kuadër të fushatës së presidentit Xi Jinping kundër korrupsionit. Sipas agjencisë shtetërore Xinhua, të dy ish-zyrtarët morën dënim me vdekje me pezullim dyvjeçar, një formulë që në praktikën kineze zakonisht konvertohet në burgim të përjetshëm, pa mundësi lirimi me kusht.

Hetimet ndaj Li Shangfu zbuluan se ai kishte marrë “shuma të mëdha parash” në formë ryshfeti dhe kishte favorizuar emërime në ushtri për përfitime personale. Ndërkohë, Wei Fenghe akuzohet se ka përfituar para dhe sende me vlerë në këmbim të ndikimit në strukturat ushtarake dhe emërimeve në ushtri.

Spastrimi kundër korrupsionit në Kinë ka goditur veçanërisht Forcën Raketore, njësinë elitare që kontrollon arsenalin bërthamor dhe raketat konvencionale të vendit. Fushata e nisur nga Xi Jinping që prej ardhjes në pushtet në vitin 2012 është zgjeruar vazhdimisht në strukturat më të larta të ushtrisë kineze.

Më herët gjatë këtij viti, nga posti u largua edhe gjenerali Zhang Youxia, një nga figurat më të fuqishme të Ushtrisë Çlirimtare Popullore dhe i konsideruar prej kohësh aleat i afërt i Xi Jinping. Sipas Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike, spastrimet e vazhdueshme për korrupsion po krijojnë boshllëqe serioze në komandën ushtarake kineze dhe mund të kenë ndikuar në gatishmërinë e forcave të armatosura të vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë

Pesë dronë vetëvrasës u rrëzuan mbi qytetin verior të Irakut, Erbil, pasi u interceptuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa shpërthime të shumta u dëgjuan...
22:22 | 22/07/2026

Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë

Ushtarët e Polonisë dhe Gjermanisë po punojnë së bashku për të përforcuar kufirin polak me Rusinë, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar krahun lindor...
22:19 | 22/07/2026

SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, paralajmëroi se kompanitë kineze mund të përballen me sanksione dhe kufizime eksporti nëse përfshihen në vjedhje në shkallë...
22:17 | 22/07/2026