Kosova, çdo dy vjet në zgjedhje të parakohshme
Për herën e pestë radhazi që prej shpalljes së pavarësisë, Kosova do të mbajë sërish zgjedhje të parakohshme më 14 shkurt.
Në vitin 2008 Kosova u shpall shtet i pavarur. Që nga ajo kohë janë mbajtur 4 palë zgjedhje, të gjitha të parakohshme.
Emisioni “Me Pak Fjalë” këtë javë tregoi se si kemi arritur në këtë situatë dhe çfarë pritet të sjellin zgjedhjet për politikën kosovare.
Zgjedhjet e vitit 2010 nxorën fituese Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) të drejtuar nga Hashim Thaçi, e cila krijoji qeverinë pasi formoi koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës që ishte partia e dytë më e madhe në Kuvend.
Përplasjet brenda koalicionit, bllokimi i vendimmarrjes dhe dështimi për të themeluar Forcat e Armatosura të Kosovës shkaktuan ndarjen e dy aleatëve në vitin 2014, disa muaj para përfundimit zyrtar të mandatit të qeverisë.
Zgjedhjet e radhës patën të njëjtin rezultat dhe pas 6 muajsh negociata, PDK u bashkua sërish me LDK për të formuar qeverinë e kryesuar këtë herë nga Isa Mustafa.
Kjo qeveri zgjati vetëm tre vite pasi koalicioni u prish, kësaj here nga dështimi i Kuvendit për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Në zgjedhjet e parakohshme që u zhvilluan në të njëjtin vit, PDK hyri në koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e Ramush Haradinajt dhe Nismën e Fatmir Limajt.
Ata i fituan zgjedhjet ndërsa kryeministër u zgjodh Haradinaj. Dy vite më vonë, në 2019, ai u thirr nga Gjykata Speciale në Hagë për t’u intervistuar. Kjo solli dorëheqjen e kryeministrit dhe hyrjen në zgjedhjet e parakohshme të radhës.
Zgjedhjet e 2019 sollën një ndryshim të madh në Kosovë pasi u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e Albin Kurtit. Për herë të parë një nga partitë jo me identitet historik doli e para në zgjedhje.
PDK dhe LDK u krijuan gjatë periudhës së luftës në Kosovë kundër agresionit serb dhe dominuan skenën politike përgjatë dy dekadave duke qeverisur për shumicën e kohës në koalicion me njëra-tjetrën.
Vetëvendosja kandidoi për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2010, ku mori 14 mandate si partia e tretë më e votuar. Në zgjedhjet e 2019 ajo doli parti e parë dhe fitoi 29 mandate.
Megjithatë, qeveria Kurti zgjati vetëm 50 ditë, pasi LDK doli nga koalicioni si pasojë e konfliktit mbi qasjen ndaj Serbisë dhe partnerëve ndërkombëtarë. Kësaj radhe, vendi nuk shkoi në zgjedhje, por LDK u bashkua me AAK dhe Nismën për të formuar qeverinë Hoti, e cila ra pas 10 muajsh.
Një nga arsyet përse Kosova ka mbajtur zgjedhje të përgjithshme mesatarisht çdo dy vite, janë proceset shtetformuese të pasluftës të cilat paraqesin sfida për qeveritë.
Arsye tjetër më objektive është pamundësia e çdo partie për të formuar shumicën. Nga 120 vende në Kuvend, 20 janë të rezervuara për komunitetet minoritare. Kështu që partitë luftojnë për 100 vendet e mbetura dhe ka pak gjasa që njëra të sigurojë 61 prej tyre që të formojë e vetme qeverinë.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 08:54 Fenomen që ndodh çdo 80 vjet, një yll i ri pritet të shfaqet në qiell deri më 25 qershor
- 08:53 Tajvani në tension: Koha e paralajmërimit për çdo sulm nga Kina po shkurtohet
- 08:40 Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)
- 08:40 Vatikani refuzon propozimin për të lejuar gratë të drejtojnë predikimet në meshë
- 08:33 Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
- 08:32 Ngushtica e Hormuzit, Omani hap korridor të ri për lundrim të sigurt