Kosova dhe Maqedonia e Veriut zgjedhin sot kryetarët e komunave
Ditën e sotme zhvillohen zgjedhjet vendore në dy shtete, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut. Nga ora 07:00 e mëngjesit të sotëm deri në 19:00, qytetarët e Kosovës dhë Maqedonisë së Veriut do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e komunave. Proceset zgjedhore në të dy vendet do të zhvillohen duke respektuar masat anti-COVID.
Kosovë
1 milionë e 885 mijë qytetarë në Kosovë do të zgjedhin kryetarët në 38 komuna të vendit, përfshirë edhe ato veri të banuar me shumicë serbe.
Numri i qendrave të votimit në të gjithë Kosovën është 883 me gjithsej 2 mijë e 477 qendra votimi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), bëri të ditur se ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila tregon për numrin e votuesve brenda dhe jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale 2021.
Në këto zgjedhje marrin pjesë 94 subjekte politike, 32 prej tyre janë parti politike, një koalicion, 35 iniciativa qytetare dhe 26 kandidatë të pavarur. Ndërkohë janë 165 kandidatë në garë për kryetarë komunash. Numri i përgjithshëm i kandidatëve për kryetarë dhe anëtarë këshillave komunalë është 4.920.
Maqedoni e Veriut
1.8 milionë maqedonas do të zgjedhin sot 80 kryetarët e rinj të komunave dhe kryebashkiakun e Shkupit. Në garë janë 303 kandidatë për kryetarë dhe 567 këshilltarë komunalë.
Që të shpallët fitues një kandidat duhet të fitojë 50% të votave. Nëse asnjë prej tyre nuk e kap këtë shifër, kalohet në votimet e raundit të dytë për atë komunë. Raundi i dytë do të mbahet në 31 tetor.
Për herë të parë në këtë shtet do të përdoret dhe teknologjia e identifikimit të gjurmëve të gishtave.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta