Kosova e Serbia ende pa marrëveshje për targat, Lajçak apelon për zgjidhje
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak e cilëson urgjente arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve për çështjen e targave.
Lajçak thotë se të enjten është mbajtur takimi i shtatë i dy delegacioneve, por ende problemi nuk ka marrë zgjidhje.
“Me afrimin e afatit, është urgjente të arrihet një kompromis për të përmirësuar lirinë e lëvizjes në rajon. Është përgjegjësi e të dyja palëve të bien dakord për një zgjidhje”, shprehet i dërguar i BE.
Në bazë të marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, nga 4 tetori i vitit 2021 ka nisur së zbatuari përkohësisht regjimi i letrave ngjitëse në vend të heqjes së targave të makinave të regjistruara në Kosovë dhe Serbi.
Kjo masë është parashikuar të zgjasë gjashtë muaj deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme për këtë çështje, për çfarë dy palët kanë formuar grupet pune.
Grupet u ngritën pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për aplikimin e masës së reciprocitetit për targat.
Në shtator 2021 pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjakë që lidhin Kosovën me Serbinë, për 13 ditë qëndruan të bllokuara pasi Qeveria e Kosovës vendosi reciprocitet për targat e veturave nga Serbia.
Pas më shumë se 13 ditë bllokade këto dy pika kufitare u liruan më 4 tetor, pas marrëveshjes së arritur në Bruksel.
Afati i fundit për arritjen e një marrëveshjeje është fundi i muajit prill.
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 14:45 Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
- 14:44 Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”
- 14:36 Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë
- 14:35 Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti