Kosova ende pa vaksina, në pritje të dozave rriten shifrat e të infektuarve, shkak mos-respektimi i masave
Kosova po përballët me rritje të ndjeshmë të numrit të qytetarëve që rezultojnë pozitiv me Covid. Në dhjetë ditët e para të muajit mars, janë regjistruar 69 viktima, ndërsa infektologu Hamdi Ramadani në një intervistë për Euronews Albania tregon shkaqet e përkeqësimit të situatës.
“Situatën e kemi të rëndë, të brishtë, vazhdimisht shqetësuese kjo për faktin se ditët që kaluan në vendin tonë ishin me grumbullime të mëdha me njerëz dhe pastaj edhe se masat kufizuese nuk po zbatohen sa duhet,” – tha mjeku Ramadani. .
Në pritje të dozave të para të vaksinave, autoritetet kanë ndërmarrë fushata ndërgjegjësuese për parandalimin e përhapjes së virusit, por shifrat e ditëve të fundit nuk e reflektojnë këtë.
“Fushata anti-COVID-19 është dëshmi e këtij përkushtimi dhe ne besojmë se ajo do të ketë efekt në uljen e përhapjes së infeksionit,” – u shpreh ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj.
Shqetësues është fakti se në Kosovë qarkullon edhe varianti britanik i virusit.
“Ky variant anglez i këtij virusi është duke qarkulluar në Kosovë dhe po e bën një shumëzim edhe më të madh të infeksiocitetit në radhët e njerëzve që po infektohen dhe për fat të keq edhe në vdekshmëri,” – shtoi Ramadani.
Kosova mbetet i vetmi vend në rajon që nuk ka siguruar ende vaksina. Numri i qytetarëve që vijojnë të jenë bartës të virusit i kalon 9700, ndërsa rritja e shifrave të ditëve të fundit ka shkaktuar mbingarkesë në spitalet e Kosovës.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta