Kosova ëndërron Euro 2020, gati për sfidën përballë Maqedonisë së Veriut

8 Tetor 2020 | 08:52

Kombëtarja e Kosovës është gati të luajë ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj përballë Maqedonisë së Veriut.

Përpara kësaj ndeshje, në kampin dardan ka optimizëm pavarësisht mungesave të shumta që kanë në skuadër.

Historia do të mbajë mend vetëm fituesit, gjë që e di mjaft mirë trajneri i Kosovës Bernard Chalandes, i cili kërkon të shkruajë historinë me përfaqësuesen dardane.

Kushtet janë kundër tyre pasi për ndeshjen më të rëndësishme të historisë së kësaj kombëtareje do ti mungojë lojtarë mjaft të rëndësishëm si Rashica, Rrahmani apo Kryeziu. Megjithatë dardanët e kanë të qartë se sonte do të luhet për gjithçka ose asgjë.

Jemi pranë një momenti kur mund të prekim ëndrrën, por kemi disa probleme, nuk jemi në situatën më perfekte. E kam të qartë me çka përballem, e shoh se kemi mundësi, shoh se mund të arrijmë diçka si ekip, koha ka ardhur, nuk mund të presim më shumë për të realizuar atë që duam”,- tha Bernard Challandes

Edhe Atdhe Nuhiu, futbollist i Kosovës, që do ketë mbi supe peshën e sulmit të skuadrës u mundua të përcillte optimizëm tek pjesa tjetër e ekipit. 

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, jo vetëm kombëtare futbolli, por edhe si shtet. E kemi pritur këtë ndeshje gjatë dhe e dimë vlerën. Ne, si lojtarë,  po presim me padurim të luajmë”,- u shpreh Nuhiu.

Ndeshja mes Kosovës dhe Maqedonisë së veriut do të luhet mbrëmjen e së enjtes në orën 20:45.

 

Lexoni gjithashtu: 

Kosova niset drejt RMV-së, dardanët luajnë nesër përballë përfaqësueses maqedonase

Ndeshja Kosovë-RMV, trajneri i ekipit të Gjilanit: Skuadra e Kosovës ka shumë kualitet

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026