Kosova gjen qetësinë, nuk raportohet asnjë humbje jete nga Covid-19
Gjatë orëve të fundit nuk është raportuar asnjë viktimë nga Covid-19 në Kosovë. Lajmi bëhet i dituar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, i cili thotë se janë kryer 567 teste të dyshuara, ndërkaq 57 qytetarë janë konfirmuar të prekur.
Aktualisht numri total i rasteve pozitive është 15.814 nga 70.219 teste të kryera gjithsej. Që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot kanë humbur jetën 630 pacientë, shumica prej të cilëve me sëmundje të tjera shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 pacientë duke e çuar numrin total të të shëruarve më 13.856, kurse numri i rasteve aktive është 1 328.
Rastet pozitive në Kosovë:
Prishtinë 16 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Malishevë, Obiliq, Prizren dhe Viti.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta