Kosova kërkon tjetër medalje ari në xhudo, Nora Gjakova në finale
Xhudistja Nora Gjakova shpreson t’i sjellë Kosovës një tjetër medalje ari pasi arriti të sigurojë finalen duke mposhtur japonezen Joshida Tsukasa.
Gjakova, 28-vjeçe, garon në peshën nën 57 kilogramë dhe tashmë e ka të sigurt një medalje olimpike, por ëndërron që ajo të jetë e artë. Në finale 28-vjeçarja ka përballë francezen 23-vjeçare Sarah-Léonie Cysique.
Më herët mposhti sllovenen Kaja Kajzer dhe holandezen, Sanne Verhagen.
Në turneun e Doha Masters dhe kampionatin botëror të xhudos në Budapest, mbajtur këtë vit, Gjakova mori medalje bronzi ndërsa në kampionatin evropian të vitit 2018 në Tel Aviv pati marrë medalje ari.
Xhudistja ka dhjetëra medalje në turne të shumtë, por përpara këtij edicioni ajo e Lojërave Olimpike ishte medalja e vetme që i mungonte.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta