Kosova miraton buxhetin për vitin 2021, Gërxhaliu: Ky hap i qeverisë duhet përshëndetur
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të radhës ka miratuar buxhetin për vitin 2021. Pas një rishikimi të shpenzimeve, buxheti është përcaktuar në kuotën 2 miliardë e 516 milionë euro.
Mësohet se nëpërmjet këtij buxheti fokusi do të jetë në mposhtjen e pandemisë, si dhe rimëkëmbjen ekonomike pas pasojave të pandemisë.
Mes kërkesave specifike që janë parashtruar në mbledhjen e qeverisë, ka qenë ajo e Ministrisë së Mbrojtjes për blerjen e dronëve në një shifër prej 4.6 milionë dollarë, si dhe kërkesat e Ministrisë së Bujqësisë për një shumë prej 15 milionë dollarë për të përballuar nevojat e bujqësisë në vend.
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxheliu thotë se ky hap i qeverisë për të rishikuar buxhetin është akt i duhur, në një kohë që klima e përgjithshme ekonomike ka marrë goditje të fortë nga pandemia.
“Në Kosovë është duke dominuar agjenda politike se sa ajo ekonomike dhe rimëkëmbja, dhe besoj se një hap i tillë për rishikimin të buxhetit besoj se duhet të duartrokitet”, tha ai.
Ai thotë se në këto kushte, qytetarët dhe bizneset e vendit e kanë të domosdoshme dorën përkujdesëse të shtetit.
“Është një moment që duhet të jemi të orientuar në ekonomi dhe mbi të gjitha qytetarët dhe bizneset duhet të ndiejnë dorën e shtetit”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta