Kosova mposht minimalisht Gjeorgjinë
Kombëtarja e Kosovës triumfoi me shifrat minimale 0-1 ndaj Gjeorgjisë, në sfidën e luajtur në “Batumi Arena”.
Përballja mes “Dardanëve” dhe Gjeorgjisë ishte e vlefshme për kualifikuesit e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Pavarësisht mungesave për shkak të COVID-19 dhe lëndimeve, Kosova tregoi epërsi duke vënë nën presion ekipin kundërshtar.
Kosova siguroi tri pikët e para falë autogolit të shënuar nga mbrojtësi Davit Khocholava në minutën e 18’ të pjesës së parë.
Ndërkohë pjesa e dytë e sfidës foli qartësisht për Kosovën. Futbollistët u shfaqen disa herë rrezikshëm para portës së kundërshtare.
Me këtë rezultat, Kosova shijon fitoren e parë në kualifikueset e Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’, ndërsa të dielën përballet me Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta