Kosova në kërkim të presidentit, deputetja Fjolla Ujkani: Vetëvendosje kërkon zgjedhje të parakohshme

13 Nëntor 2020 | 15:45

Dorëheqja e Hashim Thaçit nga posti i presidentit të Kosovës pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale ka trazuar ujërat e politikës. Kryeministri Avdullah Hoti tha se vendi ndodhet mes dy alternativave për të  gjetur zgjidhje për presidentin e ri.

Ai theksoi se partitë duhet të gjejnë konsensus për caktimin e presidentit të ri ose në të kundërt Kosova duhet t’u drejtohet zgjedhjeve të parakohshme. Deputetja e VV-së Fjolla Ujkani, tha për Euronews Albania se partia e saj kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Ligjvënësja e Kuvendit të Kosovës theksoi se qeveria e drejtuar nga kryeministri Hoti e ka humbur besimin tek qytetarët e vendit. Ajo beson se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme është një zgjidhje për të krijuar institucione, që duhet t’u shërbejnë qytetarëve.

“Lëvizja Vetëvendosje që në një kohë të gjatë ka kërkuar të shkojë në zgjedhje të parakohshme sepse po e shohim se është krijuar një qeveri ilegale dhe nuk e ka kredon (besimin) për të vijuar qeverisjen, nuk i ka numrat për të vijuar me një qeverisje siç duhet dhe të funksionojë në të mirën e shtetit. Po thellohemi në një krizë ekonomike dhe shëndetësore. Alternativa jonë është që të shkojmë më parë ën zgjedhje, sepse kjo qeveri nuk ka as dijen dhe as idenë se si duhet menaxhuar as ekonomike dhe as shëndetësisë”, tha ajo.

Ajo foli për deklarata e presidentit Aleksandar Vuçiç, i cili e krahasoi konfliktin me Kosovën me atë të Nagorno-Karabak. Deputetja u shpreh se deklaratat e Vuçiç tregojnë qartë se Serbia mbështet politikat shoviniste, ndërsa shtoi se pavarësia e Kovës është e pacenueshme dhe e pakthyeshme.

“Deklarata e Vuçiç veçse e tregon qartë se çfarë politikash ka shteti i Serbisë. Pavarësia e Kosovës është e pacenueshme dhe e pakthyeshme”, tha ai.

Lexoni gjithashtu:

‘Serbia do të forcojë ushtrinë’, Hoti: Deklaratat e Vuçiç nuk kontribuojnë në paqe dhe stabilitet

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026