Kosova në luftë me COVID-19, Armend Zemaj: Kemi siguruar 1.2 milionë vaksina
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, përmes një njoftimi në Facebook bëri me dije se Kosova ka siguruar tashmë 1,220,000 vaksina.
Në postimin në Facebook, Zemaj tregoi gjithashtu dhe numrin e të infektuarve për 24 orë që ka prekur shifrën e 253 personave, ndërkohë që theksoi se Kosova po e menaxhon në mënyrë të suksesshme situatën epidemiologjike në vend.
Fitues të betejës me COVID-19 kanë qenë 646 persona dhe 2 qytetarë kanë ndërruar jetë.
“Jam përpjekur maksimalisht që kuadrit profesional dhe shumë të përkushtuar, t’i shtohen 1.500 specializantë, punësimin e të gjithë mjekëve të papunë, si dhe shtimin e personelit shëndetësor për 608 punonjës,” – thuhej në postimin e Armend Zemajt.
Së fundmi ai ka apeluar se deri në momentin që vaksina do të mbërrijë dhe më tej, masat anti-COVID duhet të respektohen në mënyrë që institucionet shëndetësore të mos ngarkohen.
Lexoni gjithashtu:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta