Kosova në zgjedhje, Blendi Fevziu: Problem fakti që s’ka parti që fiton dhe qeveris

22 Dhjetor 2020 | 19:26

Në një intervistë me Ilva Taren në Euronews Albania, drejtuesi i emisionit Opinion në TV Klan, Blendi Fevziu analizoi situatën që po përballet së fundmi Kosova ku do të duhet t’i drejtohet sërish zgjedhjeve pas rrëzimit të qeverisë së dytë në një vit kalendarik.

Sipas Blendi Fevziut ndryshe nga Shqipëria, për arsye të sistemit politik, Kosova për të plotësuar spektrin qeverisës kërkon gjithmonë një koalicion mes disa partive. Kjo sipas tij nuk krijon stabilitet politik, por shmang mundësinë e një autoritarizimi apo arrogance qeverisëse.

“Për shkak të këtij spektri politik me shumë forca, ne nuk kemi në Kosovë prej disa kohësh një parti që ka fituar zgjedhjet dhe ka drejtuar vendin, zakonisht qeveritë që krijohen janë kombinime numrash dhe jo qeveria që ka dalë. Secila parti del me kandidatë dhe me logjikën morale ai që fiton zgjedhjet duhet të drejtojë vendin, por në Kosovë në pamundësi për të krijuar këto skema del gjithmonë o një parti e vogël, ose një personazh i panjohur, i cili befas merr drejtimin e vendin kur fushatën dhe ballafaqimin me elektoratin e ka bërë dikush tjetër, kjo krijon pa-stabilitet,” – analizoi Fevziu.

Gazetari, i cili është një njohës i mirë i politikës së Kosovës, kjo edhe prej kontakteve me politikanë dhe kolegë të ndryshëm në Prishtinë, tha se në tërësi politika nuk është kombinim numrash, por përgjegjësish dhe për këtë do të duhet që në zgjedhjet e radhës partitë të jenë më të përgjegjshme për angazhimin që do të marrin pasi tashmë kërkohet më shumë se qeverisja, drejtimi i qëndrueshëm i vendit.

Ndiqni intervistën e plotë:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021