Kosova në zgjedhje, Mentor Shala: Partitë kanë hequr vijat e kuqe, të vetëdijshme që s’e arrijnë shumicën qeverisëse
Teksa Kosova bëhet gati t’i drejtohet zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare analisti politik Mentor Shala komentoi për Euronews Albania qëndrimet e partive politike, që sipas tij “kanë ndryshuar vijat e tyre të kuqe”.
Shala tha se ndryshimi i qëndrimeve mes partive kryesore vjen pasi ato tashmë janë bërë të vetëdijshme se këto qëndrime kanë prodhuar vetëm kriza.
“Asnjë qeveri në Kosovë nuk po mundet të funksionojë më shumë se një vit, dhe tashmë partitë politike po janë më të vetëdijshme për ta kuptuar se duke bllokuar njëri-tjetrin po bllokojnë edhe veten. Kësaj here edhe vetë Vetëvendosja i ka hequr vijat e kuqe edhe ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, parti të cilën ata e kanë konsideruar madje edhe si parti armike dhe duke e sulmuar këtë parti ato janë rritur si lëvizje,” – u shpreh Shala, i cili ishte i mendimit se asnjë parti në zgjedhje nuk do ta marrë dot shumicën qeverisëse e vetme.
Përveç situatës aktuale, çështja e Presidentit mbetet në diskutim duke e bërë të paparashikueshme të ardhmen e politikës së Kosovës, që sipas Shalës është në një qerthull të mbyllur dhe kërkon zgjidhje.
Më tej analisti nga Kosova përshkroi pozicionet e politikanëve. Ai tha se Vjosa Osmani dhe Mimoza Kusari Lila, të cilat kanë krijuar nismat e tyre politike si “Iniciativa e re” dhe “Alternativa”, me marrëdhëniet më të afruara tashmë me Lëvizjen Vetëvendosje shihen si të mundshëm për të bërë një koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen.
Për “Nismën” e Fatmir Limajt, Shala tha se ka pritshmëri që ai t’i rikthehet “folesë së vjetër” Partisë Demokratike të Kosovës, “duke pasur parasysh që e ka të vështirë ta kalojë pragun zgjedhor nëse del i vetëm apo me parti të tjera”.
Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet ende pa një qëndrim të qartë në lidhje me koalicionet e mundshme. Shala tha se po përflitet për një koalicion me Aleancën Kosova e Re “mirëpo nuk ka asgjë konkrete dhe asnjë deklaratë për shtyp”.
Në Kosovë pragu zgjedhor është 5 për qind dhe pas situatës së re ku vendimi i Gjykatës Kushtetuese dikton zgjedhje brenda 40 ditëve, sipas Shalës partitë politike “kanë zbehur vijat e tyre të kuqe” dhe e gjithë vëmendja do të jetë për situatën paszgjedhore.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta