Kosova shkon në zgjedhje pa Albin Kurtin, avokati Halimi: Vendimi i Kushtetueses, jashtë kompetencave
Më 14 shkurt do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Kosovë. Vendimi është marrë nga ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani.
Ky vendim i hap rrugë tashmë përfundimit të organizimeve të brendshme të partive politike të cilat mesa duket në këto zgjedhje kanë vendosur të matin të vetme forcën që kanë në elektorat, duke dalë të vetëm në zgjedhje.
Pikëpyetje mbetet ende nëse Albin Kurti do t’i prijë listës së Vetëvendosjes apo jo. Juristët janë të ndarë në interpretimin e vendimit të Kushtetueses për këtë çështje.
Avokati Mahmut Halimi tha për Euronews Albania se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka shkaktuar një tërmet të rëndë në sistemin juridik të vendit, pasi me vendimin e saj gjykata ka dalë jashtë kërkesës së parashtruar nga deputetët e Vetëvendosjes lidhur me ligjshmërinë e votës së deputetit Hetem Arifi dhe si e tillë ka dalë jashtë kompetencave.
Sipas tij, vendimi i Kushtetueses ose është një vendim i ndikuar politikisht, ose është një vendim që është pasojë e mungesës së profesionalizimit.
“E dimë që këtë iniciativë e kanë parashtruar në Gjykatë Kushtetuese deputetët e Vetëvendosjes për t‘i dhënë zgjedhje çështjes së deputetit Hetem Arifi.
Dhe Gjykata Kushtetuese, mbi bazën e arsyetimit të saj ka kompetencë që të vlerësojë ose të marrë në shqyrtim vetëm çështjet e ushtruar në kërkesë, s’mund t’i zgjerojë veprimet e veta jashtë kërkesave, sepse dihet që kërkesa është ushtruar nga një numër i caktuar deputetësh që kërkojnë të vendoset mbi ligjshmërinë e deputetit Arifi
dhe çdo gjë tjetër që futet në vendimin e gjykatës del jashtë suazave të kompetencës. Ka dalë jashtë kërkesave që janë parashtruar nga VV. Ky gjykim do të krijojë pasoja shumë të rënda dhe shumë të pakëndshme për shumëkënd”, tha avokati.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta