Kosova nënshkruan marrëveshje me Turqinë për transportin ajror
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka deklaruar në Prishtinë se ekzistenca e FETO-s në Kosovë dëmton raportet mes dy vendeve.
Ministri turk tha se FETO po investon tek mediat në Kosovë si dhe po infiltrohen tek institucionet shtetërore siç kanë bërë në Turqi dhe vende të tjera.
“Për këtë arsye është shqetësuese t’i shohim këtu edhe e dimë që janë të rrezikshëm për të ardhmen”, tha ai.
Cavusoglu është pritur në takim nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ku nënshkruan marrëveshje për rritjen e fluturimeve mes dy shteteve.
“Me këtë marrëveshje do të rritet edhe më shumë kontakti mes popujve tanë dhe do të rritet edhe numri i turistëve që do të vinë nga Kosova dhe nga Turqia për në Kosovë” tha ministri turk.
Ministrja e Jashtme, Gervalla shprehu interesimin e Kosovës në thellimin e bashkëpunimit, krijimin e mundësive për më shumë investime direkte turke në Kosovë.
“Turqia ka qenë në mesin e vendeve të para që ka dhënë ndihmë në formë të pajisjeve mjekësore për vendin tonë gjatë pandemisë. Shpreha gjithashtu interesimin e Republikës së Kosovës në thellimin e bashkëpunimit, krijimin e mundësive për më shumë investime direkte turke në Kosovë”, tha ajo.
Ministri turk Cavusoglu është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta