Kosova nis aplikimin e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID nga viti i ardhshëm

2 Tetor 2021 | 09:47

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë me dije se do të ketë aplikim të dozës së tretë, përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 duke filluar nga viti i ardhshëm.

Ekspertët shëndetësorë në Kosovë pajtohen se aktualisht nuk është momenti për të nisur administrimin e dozës së tretë të vaksinës, pasi konsiderojnë se për të marrë dozën përforcuese, së paku duhet të kalojnë 6 muaj prej marrjes së dozës së dytë të vaksinës anti-COVID.

Tashmë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka rekomanduar autoriteteve shtetërore për dhënien e dozës së tretë për grupe të caktuara të cilat janë më në rrezik nga virusi. Ndërsa, si kohë optimale për marrjen e këtyre dozave, nga Ministria e Shëndetësisë është caktuar viti i ardhshëm.

Maqedonia e Veriut, nga ana tjetër, nga kjo e hënë ka nisur dhënien e dozës përforcuese për qytetarët mbi 65 vjeç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Mbi 90% e mësuesve në Kosovë janë të vaksinuar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026