Kosova niset drejt RMV-së, dardanët luajnë nesër përballë përfaqësueses maqedonase
Kombëtarja e Kosovës u nis paraditen e sotme drejt Maqedonisë së Veriut, aty ku nesër do të luhet takimi i vlefshëm për Ligën e Kombeve përballë përfaqësueses maqedonase.
Euronews Albania siguron ndërkaq pamje të momentit kur futbollistët lënë hotelin për t’u nisur drejt Maqedonisë.
Dardanët vijnë në këtë sfide me disa mungesa mjaft të rëndësishme si ajo e Milot Rashicës apo Armir Rrahmanit.
Ndërkohë që trajneri Bernard Chalandes ka në pikëpyetje edhe sulmuesin kryesor të skuadrës, Vedat Muriqi që nuk po kalon një formë të mirë fizike.
Një takim i programuar të luhej që në muajin mars, por që u shty për shkak të shpërthimit të COVID-19.
Kjo është një ndeshje mjaft e rëndësishme, pasi luhet për një biletë për në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.
Në rast se Kosova ia del të kalojë me sukses Maqedoninë e Veriut, atëherë do ketë edhe një pengesë të fundit, që do jetë njëra mes Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë.
Në rast se do kalojë edhe këtë raund, atëherë dardanët do ishin automatikisht në Euro 2020.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta