Kosova një vit pas zgjedhjeve, koalicioni LVV-LDK, qeveria më e shkurtër në historinë e vendit
Si sot një vit, në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare nga të cilat do të zgjidhej më pas Qeveria dhe Kryeministri i ri.
Shpërndarja pothuaj e barabartë e votave, do të sillte koalicione të brishta që nxorën dy kryeministra një pas një, për të zënë vendin e lënë bosh nga Ramush Haradinajn, që dha dorëheqjen në korrik 2019, pasi u thirr nga Prokuroria Speciale në Hagë, për t’u intervistuar si i dyshuar.
Me Vetëvendosjen që fitoi 29 deputetë, e LDK-në me 28, bashkë me minoritetet, u formua Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti. Ishte ndryshim i madh në skenën politike, sepse në krye të ekzekutivit u vendos një parti që nuk ishte kurrë në pushtet që nga përfshirja e saj në garën elektorale në zgjedhjet e vitit 2010.
I menduar fillimisht si koalicion lehtë i realizueshëm, por megjithatë, Vetëvendosjes së Kurtit e LDK-së së Mustafës, iu deshën më shumë se katër muaj bisedime për të ndarë tortën e fitores. Më tre shkurt 2020, Albin Kurti mori pushtetin.
Kështu, për herë të parë pas 12 vjetësh, PDK-ja e drejtuar dikur nga Hashim Thaçi e pastaj nga Kadri Veseli, duhej të mësohej me të qenët në opozitë. Një vend të tillë do ta zinin edhe AAK-ja e Ramush Haradinajt dhe Nisma Social-Demokrate e Fatmir Limajt.
Përplasjet mes Vetëvendosjes e LDK-së ishin aq të dukshme, saqë mjaftoi një deklaratë në media e nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu, se pajtohej me Presidentin Thaci për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për pandeminë, që Kurti ta shkarkonte atë nga detyra e ministrit të Punëve të Brendshme.
Ky vendim rezultoi fatal për Kurtin ndaj të cilit LDK-ja ngiti mocion mosbesimi në Kuvend, dhe qeveria e tij ra me 25 mars 2020.
Ndërkohë, Presidenti Thaçi i dërgoi disa letra kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, duke i kërkuar emrin e mandatarit të ri. Këto letra, Vetëvendosje i dërgoi në Kushtetuese e kjo e fundit e pezulloi për gati një muaj zbatimin e dekretit të presidentit.
Më 29 maj, Kushtetuesja i dha të drejtë Presidentit kurse në qershor, u zgjodh qeveria e re me kryeministër Avdullah Hotin e LDK-së, kurse në koalicion tashmë përveç minoriteteve, ishin AAK-ja e Haradinajt dhe Nisma e Limajt.
Kështu, një vjetori i zgjedhjeve, Qeverinë Hoti e gjen me pak më shumë se 100 ditë punë, por me shumë se me 100 probleme, ku përveç pandemisë, ekonomisë të dëmtuar e dialogut,
është edhe halli tjetër, i problemeve për të gjetur 61 vota që përbëjnë shumicën e thjeshtë për të miratuar ligje në Kuvend, qoftë edhe atë për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta