Kosova nuk raporton asnjë të vdekur nga COVID-19

3 Korrik 2021 | 15:31

Në Kosovë nuk është raportuar asnjë humbje jete nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë evidentuar tri raste të reja pozitive, nga 1859 teste të kryera.

Po ashtu nëntë pacientë janë shëruar, duke e çuar shifrën totale të tyre në 105.362, që nga fillimi i epidemisë.

Ministri e Shëndetësisë thotë se aktualisht në tërë vendin janë 166 raste aktive me coronavirus.

Nga fillimi i procesit të vaksinimit në Kosovë janë injektuar 204.774 doza vaksinash tek grupet shoqërore, që janë klasifikuar si më të rrezikuarat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026