Kosova nuk raporton asnjë të vdekur nga COVID-19
Gjendja e epidemiologjike e COVID-19 në Kosovë prej ditësh ka hyrë në një fazë të qëndrueshme dhe kjo prirje bëhet e ditur nga të dhënat që raportojnë institucionet përgjegjëse.
Ministria e Shëndetësisë thotë se gjatë orëve të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e coronavirus, ndërsa nga kryerja e 1713 testimeve, 15 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.
Po ashtu në orët e fundit janë shëruar 67 qytetarë, duke e çuar numrin total të tyre në 105.174, që nga fillimi i shfaqjes së epidemisë në Kosovë.
Në përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit, autoritetet shëndetësore vijojnë paralelisht kryerjen e procesit të vaksinimit tek ato grupe shoqërore, të cilat janë cilësuar si më të rrezikuara nga infeksioni vdekjeprurës.
Sipas MSH-së, deri tani janë injektuar 110,097 doza vaksine në të gjithë vendin dhe kjo ka rritur më tej opotimizmin e qytetarëve.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta