Kosova organizon Kupën e Botës në hendboll
Nga 11 deri më 17 korrik Kosova do të mirëpresë Kupën e Botës në hendboll për universitete. Për gjashtë ditë, në Prishtinë do të qëndrojnë studentë nga rreth 20 vende të botës që do të kërkojnë titullin e më të mirit në këtë kampionat.
Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit, Ministria e Kulturës dhe Sportit, Federata e Hendbollit dhe Komuna e Prishtinës, kanë bashkuar forcat për organizimin sa më të mirë të kësaj ngjarje të madhe me përmasa botërore.
Musa Selimi, dekan në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, duke folur për KosovaPress, tregon rëndësinë e kësaj ngjarjeje që mbahet në Prishtinë, si dhe punën që u bë për ta fituar organizimin e këtij kampionati.
“Po kemi pasur rivalitet, kanë qenë disa shtete të cilat kanë aplikuar në konkursin që ka qenë në kuadër të FISU-së, që është mbajtur në Lozanë sepse selia e FISU-së, është në Lozanë. Në këtë drejtim ne kemi shkuar me një projekt shumë të detajuar, të përgatitur enkas për këtë ngjarje dhe kemi prezantuar Kosovën, Prishtinën si kryeqytet, kemi prezantuar palestrat tona, konviktet dhe ka qenë interesant për komisionin prej pesë anëtarëve, paneli i të cilëve na ka intervistuar dhe ka bërë pyetje vazhdimisht se donin të dinin të gjitha informacionet dhe mos të mbeten mangët sa i përket informatave. Kjo ka qenë tre muaj para se të merret vendimi, në vitin 2019 dhe në pjesën e dytë të dhjetorit 2019, ne e kemi marrë vendimin nga sekretari gjeneral që Kosova do të jetë nikoqire e kësaj ngjarje”, tha Selimi.
Një numër i konsiderueshëm i shteteve pjesëmarrëse ende nuk e ka njohur shtetin e Kosovës, ndaj Selimi thotë se ky do të jetë një rast për të paraqitur para tyre vlerat e Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi