Kosova përgatitet për zgjedhje, këtë javë pritet zyrtarizimi i partisë së Vjosa Osmanit

4 Janar 2021 | 08:31

Kosova përgatitet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ndërkohë që pritet zbardhja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që çoi ne zgjedhje të parakohshme për të përcaktuar datën e zgjedhjeve në Kosovë, partitë kanë nisur tashmë përgatitjet, duke përcaktuar kandidatët për kryeministër dhe duke projektuar koalicionet e mundshme parazgjedhore.

Korrespondenti i Euronews Albania në Prishtinë Jeton Musliu raportoi se kjo javë pritet t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme me përcaktimin e datës dhe regjistrimin e të gjitha subjekteve që do të bëhen pjesë e garës.

Nga ana e saj ushtruesja e detyrës së presidentit Vjosa Osmani ka deklaruar se sapo Gjykata Kushtetuese të zbardhë vendimin do të shpallë datën e zgjedhjeve.

“Osmani e ka bërë të qartë se do të garojë e vetme në këto zgjedhje. Regjistrimi i një liste politike nuk është i vështirë, bëhet brenda ditës. Osmani ka thënë se në listën e saj do të ketë emra të pastër, të besueshëm. Ditët e fundit ajo ka takuar simpatizantë të LDK që e mbështesin kandidimin e saj.

Ajo ka thënë se brenda kësaj jave do të bëjë të njohur emrin e listës së saj, ndërsa ka publikuar në Facebook atë që me sa duket do të jetë slogani i fushatës: ‘Guxo’”,  tha korrespondenti i Euronews Albania në Kosovë.

 

Lexoni gjithashtu:

Sfidat e 2021 në rajon, pandemia COVID-19, zgjedhjet dhe integrimi janë çështjet e ‘nxehta’ të këtij viti

​LDK e caktoi kandidat për kryeministër, Avdullah Hoti: Jam i bindur se do të fitojmë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026