Kosova prej ditësh raporton ulje të infektimeve nga COVID-19

29 Shtator 2021 | 16:50

Kosova prej disa ditësh ka regjistruar ulje të numrit të infektimeve dhe të viktimave si pasojë e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë raportoi për dy të vdekur dhe 66 raste të reja gjatë orëve të fundit.

Shkalla e pozitivitetit është konfirmuar pasi janë kryer 4364 teste të dyshuara. Me dy humbjet e jetëve në orët e fundit, numri total i viktimave si pasojë e COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 2949.

Gjithashtu 221 persona të tjerë janë shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive ka ardhur në ulje, ku aktualisht numërohen 3 185.

Autoritetet shëndetësore u kërjkojnë qytetarëve t’u drejtohen qendrave të vaksinimit për të marrë dozat mbrojtëse ndaj virusit vdekjeprurës të COVID-19.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026