Kosova pritet të lejojë përdorimin e kriptovalutave brenda vitit
Parlamenti i Kosovës pritet të miratojë brenda këtij viti një ligj për monedhat digjitale. Projekti i ri synon të rregullojë përdorimin e kriptovalutave në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar. Ligji synon të zgjidhë dhe çështjen taksimit të kësaj monedhe.
Nga ana tjetër, edhe Banka Qendrore e Kosovës (BQK), kërkon që kjo industri për përfitime financiare, e cila operon në mënyrë të jashtëligjshme në Kosovë, të rregullohet një herë e përgjithmonë.
Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala ka thënë për KosovaPress, se kanë kryer një hulumtim nga instancat profesionale të Kuvendit të Kosovës me qëllimin, siç thotë ai për të rregulluar këtë sektor i cili është jashtë kontrollit të shtetit.
Shala ka thënë se baza kryesore e kësaj industrie ilegale është në veri të Kosovës, çka sipas tij i ka shtyrë në përshpejtimin e krijimit të ligjit në fjalë.
Përdorimi i kriptovalutës është një fenomen i njohur në Kosovës. Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se rreth 300 mijë euro të pasurisë së tij janë në monedhë digjitale.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta