Kosova pritet të shtrëngojë masat anti-COVID pas rritjes së infektimeve

20 Janar 2022 | 10:16

Kosova pritet të rishikojë sot masat anti-COVID pas përkeqësimit të situatës epidemiologjike dhe rritjes së numrit të infektimeve.

Në Ministrinë e Shëndetësisë do të mblidhen Komiteti për Koordinim dhe vlerësim të situatës me COVID-19, Komisioni Këshillëdhënës dhe të gjithë institucionet që kanë të bëjnë me menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Aty priten rekomandime për të propozuar masa të reja, karshi situatës epidemiologjike, të cilat më pas pritet të miratohen nga kabineti qeveritar.

Gjatë dy javëve të fundit numri i rasteve pozitive me coronavirus në Kosovë ka ardhur në rritje. Të mërkurën në vend u regjistruan 2050 raste pozitive, shifër kjo më e larta që nga gushti i vitit të kaluar, kur ishin shënuar 2 236 raste për 24 orë. Aktualisht në Kosovë  janë 7 266 raste aktive me coronavirus.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026