Kosova raporton 28 humbje jete nga COVID-19
6 Shtator 2021 |
15:04
Pandemia e COVID-19 vijon të shfaqet shqetësuese në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë pohon se 28 qytetarë kanë humbur jetën dhe 489 të tjerë janë infektuar me coronavirus në 24 orët e fundit.
Pas shumë ditësh, sot numri i të shëruarve ka tejkaluar atë të infektimeve. Autoritetet theksojnë se 859 qytetarë janë shëruar, duke e çuar këtë shifër në mbi 124 mijë, që nga fillimi i pandemisë së COVID-19.
Rritje ka pasur edhe numri i shtrimeve të pacientëve në spitale, të cilat kanë nevojë për shërbim për shkak të simptomave të përkeqësuara.
Kosova vijon aplikimin e masave shtrënguese në përpjekje për të frenuar përhapjen e mëtejshme të pandemisë COVID-19.
Lajme të Sugjeruara
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta