Kosova raporton se gjendja epidemiologjike e COVID-19 është e stabilizuar
Në Kosovë janë konfirmuar në 24 orët e fundit nëntë raste pozitive me COVID-19 dhe asnjë humbje jete.
Të dhënat janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë, e cila pohon se rastet e reja janë zbuluar pas kryerjes së 1648 testeve të dyshuara.
Autoritetet në vend kanë konfirmuar po ashtu prezencën e variantit “Delta” të COVID-19, kurse mjekët thonë se nuk ka vend për shqetësim.
Në të gjithë Kosovën aktualisht numërohen 167 raste aktive me coronavirus.
Kosova ka nisur me vonesë fushatën e vaksinimit nga të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe ky fakt është ngritur si shqetësim nga partitë opozitare, të cilat kanë akuzuar qeverinë Kurtin për neglizhencë.
Deri tani janë injektuar tek grupet shoqërore më të rrezikuara 179.029 doza të vaksinës së COVID-19.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta