Kosova refuzon disa donacione për vaksina kundër COVID-19

3 Shtator 2021 | 22:08

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka thënë se qytetarët kanë hezituar të marrin vaksinën Astra-Zeneca për shkak të dyshimeve për datën e skadencës.

Për shkak të refuzimit masiv për të marrë këtë vaksinë, janë asgjësuar 133 mijë doza dhe kjo ka bërë gjithashtu që Kosova të refuzoi disa donacione për vaksina me datë të afërt skadence.

“Disa teori konspiracioni në fakt më shumë se diçka tjetër në raport me vaksinën Astra-Zeneca, e dorën në zemër edhe disa deklarata të papërgjegjshme edhe për vaksinën Astra-Zeneca, por edhe për afatin e skadimit të tyre bëri që qytetarët në masë të madhe të hezitojnë në vaksinim me këtë vaksinë. Nga 14-15 mijë të interesuar gjatë ditës, numri  të interesuarve ka rënë në 5-6 mijë të tillë. Dhe një pjesë e madhe edhe atyre që kanë shkuar të vaksinohen nuk kanë dashur të vaksinohen kur e kanë marrë vesh që është vaksina Astra-Zeneca, si shkak i këtyre deklaratave”, ka deklaruar Vitia.

Ai madje tha se shumë qytetarë kanë pyetur nëse këto doza të vaksinës kanë afat. Vitia ka pranuar se kanë refuzuar donacione.

“Po, është e vërtetë janë refuzuar disa donacione. Për të vetmen arsyeje sepse komiteti i vaksinimit i cili gjendet në Ministri të Shëndetësisë, është një trup profesionale dhe rekomandimet e tyre i marrim parasysh. Kanë qenë oferta për vaksinën Astra-Zeneca pas donacionit që kemi marrë nga Norvegjia dhe të cilat po ashtu kanë pasur një afat skandence jo optimal që do të na kishte garantuar për t’i administruar për qytetarët tonë”, ka shtuar ai.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026