Kosova refuzon vaksinat nga Shqipëria, këshilltari i ministrit: S’mund të administrojmë doza të pa certifikuara nga BE

5 Prill 2021 | 19:59

Vetëm katër ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nga Rrogozhina tregoi një mesazh që i kishte ardhur nga kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti. Ky i fundit i kërkonte ndihmë për vaksinimin e mësuesve siç ishte vepruar me rastin e mjekëve.

Por, sot kryeministri i Kosovës, Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia deklaruar se nuk do të pranojnë që vaksinimit i mësuesve të kryhet me vaksina të ardhura nga Kina.

Sami Uka, këshilltar politik i ministrit të Shëndetësisë duke folur për Euronews Albania tha se vendimi është politik për shkak se vaksina “Sinovac” nuk është njohur nga Agjencia Evropiane e Barnave.

“Nuk jemi në pozitën që t’i lejojmë vetes që të admirojmë vaksina që nuk janë të lejuara dhe certifikuara nga BE. Jam mjek dhe konsideroj se shëndeti duhet të prevalojë por megjithatë atë është politika që vendos në raste të tilla”, tha ai.

Nuk e kemi luksin që të refuzojmë vaksinën por bëjmë të gjitha përpjekjet e mundshme së bashku me partnerët dhe institucionet që të sigurojmë doza të “AstraZenca”, “Pfizer” dhe “Moderna”.

Këshilltari i ministrit të Shëndetësisë theksoi se Kosova po punon për të siguruar vaksina që janë të certifikuara nga BE dhe deri atëherë do të përpiqet që të frenojë përhapjen e pandemisë me masa kufizuese.

Lexoni gjithashtu:

Albin Kurti s’pranon të marrë vaksinat kineze si dhuratë nga Shqipëria

Rama zbulon nga Rrogozhina mesazhin për ndihmë dërguar nga Kurti

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026