Kosova vendos masa të reja kundër Covid-19, mbyllet gastronomia

5 Prill 2021 | 16:02

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për të luftuar përhapjen e mëtejshme të Covid-19.

Kështu, në kuadër të tyre, qeveria njoftoi se nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit do të ndalohen lëvizjet e qytetarëve, me përjashtim të rasteve emergjente.

Mes tjerash, institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do të zhvillojnë mësimin online nga 12 deri më 18 prill, kurse ato universitare nga 6 deri më 18 prill.

Shërbimet e gastronomisë janë të detyruara të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 6-18 prill, por me disa përjashtime.

“Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbim “merr me vete”, “dërgesë me porosi” dhe “drive-through”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Ishte ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia që prezantoi masat kufizuese në mbledhjen e qeverisë.

Po ashtu, vendimi detyron të gjithë qytetarët e Kosovës, që gjatë hyrjes në vend duhet të paraqesin vërtetimin për test RT-PCR negativ, jo më vonë se 72 orë.

Të gjithë qytetarët, të cilët nuk përmbushin këtë kusht, do duhet t’i nënshtrohen vetëizolimit për shtatë ditë.

Masa kufizuese janë vendosur edhe për institucionet publike dhe private, ku u kërkohet të nxjerrin në punë vetëm stafin esencial.

Që nga fillimi i epidemisë në Kosovë kanë ndërruar jetë 1926 qytetarë, ku sipas mjekëve,  shumica e tyre kanë qenë me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë fjalës së tij pas mbledhjes së qeverisë u shpreh se fushata elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e të infektuarve me Covid-19. Ai shtoi se me masat e reja, nuk do lejohen grumbullimet me më shumë se dhjetë persona.

Lexoni gjithashtu: 

Njëmbëdhjetë të vdekur në Kosovë nga Covid-19

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026