Kosovë, Faton Bislimi: Nëse nuk zgjedhim presidentin brenda afatit zgjedhjet e parakohshme do ishin telash
Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, posti i presidentit të Kosovës është temë diskutimi mes partive politike në vend.
Kryeministri Hoti ka theksuar se nevojitet konsensus me opozitën, kjo për faktin se nuk i ka votat e mjaftueshme për të zgjedhur presidentin e ri.
Të njëjtin qëndrim ka ndarë edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa. Në anën tjetër PDK-ja, është shprehur se nuk kanë një emër për atë që mund të jetë pasuesi i Thaçit.
Në një intervistë për Euroneës Albania, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi u shpreh se të gjitha partitë politike janë të vetëdijshme për barrën që kanë mbi supe nëse i referohemi zgjedhjes së presidentit të ri.
Ai theksoi se javën e ardhshme do të kemi një tryezë ku do të diskutojnë të gjithë liderët politikë dhe të gjitha partive parlamentare që përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës.
“Ata do të diskutojnë për dakordancën e nevojshme dhe do thoja të domozdoshme të skenës sonë politike për të gjetur një emër konsensual për të qenë president i Republikës së Kosovës sepse nëse ne e humbasim rastin që të zgjedhim presidentin në afatin 6-mujor që e kemi me Kushtetutë, ne do ta kemi të obliguar të shkojmë në zgjedhje,” – tha Bislimi.
Sipas tij zgjedhjet nuk janë një opsion i padëshiruar ama nëse i referohemi dhe krizës që po kalon aktualisht Kosova prej pandemisë, zgjedhjet do të krijonin më tepër telashe sesa do e rregullonin situatën.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta