Vota e emigrantëve përplas KQZ-në me presidenten Vjosa Osmani

11 Janar 2021 | 18:59

Emigrantët e Kosovës do të kenë të drejtë vote në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit. Ata do të mund të regjistrohen për të pasur të drejtën e votës për të zgjedhur përfaqësuesit, të cilët do t’i qeverisin përgjatë katër viteve të ardhshme. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë gjatë mbledhjes së sotme bëri të ditur se periudha për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës do të fillojë më 13 janar dhe do të përfundojë më 21 janar, në orën 18:00. Ndër të tjera, KQZ vendosi edhe për verifikimin e aplikuesve për regjistrimin e votuesve që janë jashtë Kosovës.

“Nga një e-mail adresë aplikuesi mund të aplikojë për vetën dhe rrethin e ngushtë familjar që kanë të njëjtin mbiemër. Në formularët e aplikimit për regjistrim aplikuesi duhet të shënojë vetëm numrin e tij të telefonit dhe jo të ndonjë familjari.

KQZ do të verifikojë procesin e aplikimit për regjistrim duke i kontaktuar të gjithë aplikuesit përmes telefonit, kjo është me rendësi të ceket, nëse aplikuesi nuk lajmërohet në telefon, atëherë aplikacioni i tij do të refuzohet”, tha Daka.

Ky vendim i Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nuk është pritur mirë, madje është kritikuar publikisht nga presidentja në detyrë Vjosa Osmani. E para e shtetit të Kosovës i është drejtuar me një letër kryetares së KQZ-së, Valdete Daka ku i kërkon të rishikojë vendimi pasi thotë se drejta e votës është e garantuar me Kushtetutë dhe si e tillë, nuk mund të krijohen kushtëzime të tilla. 

“E drejta e votës është e drejtë fondamentale, e garantuar me Kushtetutën tonë dhe me të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Si e tillë, e drejta e votës është e drejtë e patjetërsueshme e cila nuk mund të kushtëzohet me një telefonatë. Ky vendim i KQZ-së, e specifikisht pika IV e tij, mund të krijojë rrethana me të cilat e drejta e votës shkelet në mënyrë flagrante”, shkruan Vjosa Osmani në faqen zyrtare në “Facebook”. 

E drejta e votës është e drejtë fundamentale, e garantuar me Kushtetutën tonë dhe me të gjitha konventat ndërkombëtare…

Posted by Vjosa R. Osmani on E hënë, 11 Janar 2021

Pak ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se partitë politike do të kenë mundësi të bëjnë fushatë vetëm dhjetë ditë, nga data 3 deri më 12 shkurt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026