Kosovë, mbi 800 persona në spital, dyshohet për helmim të qëllimshëm
Mbi 800 persona dyshohet se janë helmuar nga uji në Deçan të Kosovës dhe sipas kryetarit të komunës, Bashkim Ramosaj dyshohet se gjithçka mund të jetë e qëllimshme.
Autoritet shëndetësore raportojnë se që prej ditës së shtunë 884 persona janë paraqitur për të marrë ndihmë në Qendrën Shëndetësore.
Nga rezultatet e para të analizave uji është i pijshëm ndërsa pritet që të dalin dhe rezultatet mikrobiologjike për të mësuar më shumë.
“Nuk do të ndalemi derisa të gjejmë shkaqet dhe arsyet pse ka ndodhur gjithë ky helmim, nëse mund ta quajmë, në Komunën e Deçanit që deri tani janë diku rreth 884 pacientë që kanë simptomat të njëjta”, ka deklaruar Ramosaj.
Kreu i Komunës së Deçanit thotë se është hera e dytë brenda një muaji që raportohen raste të ngjashme helmimi dhe kjo i bën të dyshojnë se një gjë e tillë po bëhet me qëllim.
Bashkim Ramosaj i bëri thirrje Prokurorisë së Shtetit që të hetojë rastin ndërsa ka paralajmëruar edhe masa ndaj kompanisë së ujësjellësit, nëse vërtetohet se helmimi ka ardhur nga uji.
Kreu i Komunës së Deçanit nga ana tjetër bëri me dije se u është kërkuar banorëve të 10 fshatrave ku kanë ndodhur helmimet dhe që furnizohen nga një linjë e ujësjellësit që të mos e përdorin ujin deri në përfundim të analizave.
Vetë Ramosaj pranoi faktin se shumë qytetarë kanë bërë ankesa për dëmtimin e pusetave të ujësjellësit, por shtoi se janë marrë masa.
LEXONI GJITHASHTU
Masakra e Srebrenicës, Vjosa Osmani: Akte të tilla duhet të marrin gjykimin e drejtësisë
Kosova paralajmëron rishikim të masave anti-COVID pas shfaqjes së variantit “Delta”
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta