Kosovë, pas Valdete Dakës tentohet shkarkimi i bordit të RTK-së

23 Qershor 2021 | 20:06

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ka iniciuar shkarkimin e bordit të Radio Televizionit të Kosovës, kërkesa e cila i është dërguar Kuvendit të Kosovës për miratim.

Kërkesa është përkrahur vetëm nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërkohë që deputetët e opozitës e kanë quajtur vendim politik.

Për gazetarin Milaim Zeka, shkarkimi i bordit të Radio Televizionit të Kosovës, është një tentativë e Vetëvendosjes për të kapur institucionet e pavarura.

Edhe Shqipe Pantina, nga Instituti për Komunikim te Avancuar “Publico”, shprehet se ndonëse shkarkimi i bordit është i nevojshëm për të “rikthyer në shina” Radio Televizionin e Kosovës, nuk e zgjidh problemin e televizionit publik.

Burim problemesh për RTK-në, e quan bordin, edhe gazetari Xhevdet Pozhari. Por sipas tij, Vetëvendosje duhet të ketë kujdes se kë emëron ne bordin e ardhshëm.

Inicimi i shkarkimit të bordit të RTK nga deputetët e VV erdhi vetëm disa ditë pasi presidentja e vendit Vjosa Osmani shkarkoi kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Të dyja rastet opozita i ka konsideruar si vendime politike, në tentativë për të kapur institucionet e pavarura.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026