Kostoja e maskave, qytetarët: Do të përdorim po të njëjtën maskë sa më shumë të jetë e mundur

13 Tetor 2020 | 09:44

Vendosja e maskës me detyrim është kthyer një shqetësim për një pjesë konsiderueshme qytetarëve, kjo për shkak kostos.

Të pyetur nga Euronews Albania, qytetarët e Korçës shprehen se ata do përpiqen përdorin një maskë disa herë, pavarësisht se kjo rrit rrezikun e infektimit.

“Një maskë do ta mbajmë tre javë ose mund ta mbajmë dhe më shumë por ana funksionale, formale mund të jetë”,- u shpreh një qytetar.

Por, sipas farmacistëve, përdorimi i një maske për disa ditë rresht rrit rrezikun e përhapjes së infeksionit.

“Nuk është bërë kjo maskë (maska kirurgjikale) që të përdoret me ditë të tëra”,- teksa theksoi se duhet të ndërgjegjësohemi dhe nuk duhet ta bëjmë vetë maskën që supozohet të na mbrojë, një burim infeksioni.

Pensionistët janë dhe shtresa e popullsisë që e ka më të vështirë aplikimin e këtij detyrimi.

“Asgjë s’përballojmë ne me pensionin që marrim”,- tha një pensioniste ndërkohë që një pensionist tjetër theksoi se vendimi duhet respektuar.

“Në mënyrë ekonomike nuk e përballoj dot por duhet t’i përgjigjemi kohës që jetojmë”,- tha ai.

Për një të moshuar me pension rreth 12,000 lekë në muaj, shpenzimi prej 100 lekësh në ditë për maskë, do të thotë ¼ e pensionit. Duke shtuar dhe shpenzimet e tjera, kjo kosto shtesë vështirëson maksimalisht jetesën e tyre.

 

Lexoni gjithashtu: 

Maskat e detyrueshme, Fico: Masa është mirë-menduar, po punojmë të specifikojmë rastet kur mund të mos përdoret

Maska me detyrim, qytetarët: Në ambiente të caktuara s’është e nevojshme, ka kosto

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026