Kovaçi: Nëse marrim garanci për jetën, 30 pedagogë hyjnë menjëherë në grevë urie
Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, Sandër Kovaçi deklaroi se në pedagogëve do t’u garantohet jeta, 30 prej tyre do të hyjnë menjëherë në grevë urie.
Në një deklaratë për mediat, Kovaçi u shpreh se kërkesa për garantimin e jetës, u është drejtuar Presidentit Bajram Begaj, institucioneve të rendit dhe sigurisë publike, si dhe faktorit ndërkombëtar.
Sipas tij, kjo bëhet për mbrojtjen e arsimit dhe vlerës njerëzore në vend.
“Në pamundësi për të marrë një përgjigje nga qeveria Sindikata e Punonjësve të Universiteve të Shqipërisë i drejtohet Presidentit të Republikës dhe institucioneve të rendit dhe sigurisë publike, si dhe faktorit ndërkombëtar me kërkesën për garantimin e jetës së pedagogëve që do hyjnë në grevë urie.
Nëse kjo garanci jepet qoftë edhe brenda 3 minutave, 3 orëve apo 3 ditëve, 30 pedagogë hyjnë menjëherë në grevën e urisë. Ne jemi këtu për mbrojtjen e arsimit dhe vlerës njerëzore në këtë vend”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta