KPA konfirmon gjyqtarin e Tiranës
Kolegji i Posaçëm i Apelit konfirmon në detyrë Gerd Hoxhën, gjyqtar në Gjykatën e Tiranës.
Ky vendim është kundërshtuar nga Theo Jacobs, përfaqësuesi i ONM-së.
“Në emër të vëzhguesve ndërkombëtarë, do të doja të theksoja se ne nuk biem dakord totalisht me këtë vendim, jo vetëm për përmbajtjen, por gjithashtu dhe për procesin e vendimmarrjes. Jam thellësisht i keqardhur që ky vendim po hedh hije mbi imazhin e fortë që kjo dhomë ishte e aftë të ndërtonte mbi vendime të vështira dhe kurajoze. Drejtësia është dicka që shërbehet kur vendimi merret mbi fakte, jo kur faktet rregullohen sipas rezultatit të dëshiruar. Reforma në drejtësi, procesi i vetingut, kjo dhomë speciale dhe qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë dhe më mirë se ky vendim”, u shpreh përfaqësuesi i ONM-së.
Ndërkohë sot, Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra gjyqtaren e Elbana Lluri duke rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë të Vetingut.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta