KPA rikthen në detyrë prokurorin e shkarkuar
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka kthyer në detyrë prokurorin e Tiranës, Ndini Tavani.
Trupa e KPA-së që mori një vendim të tillë në mënyrë unanime përbëhej nga Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj dhe Sokol Çomo.
Më 11 tetor, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e Tavanit nga detyra.
Komisioni votoi 2 me 1 pas konstatimit të problemeve me profesionalizmin, pasurinë dhe pastërtinë e figurës.
Ky i fundit e ankimoi vendimin duke bërë tashmë që KPA ta rikthejë në detyrë duke qenë një nga rastet e pakta kur KPA ndryshon vendimin e KPK-së.
Tavani konkurroi për të qenë pjesë e SPAK ndërsa më herët ka hetuar disa dosje të rëndësishme mes tyre ajo e ish-ministrit Spiro Ksera si dhe ka drejtuar Task-Forcën në Prokurorinë e Tiranës.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta