KPA shkarkon prokuroren Donika Prela, nuk justifikon pasurinë

25 Shtator 2020 | 08:18

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka marrë sot vendimin për shkarkimin nga detyra të ish-drejtueses së Prokurorisë për Krimet e Rënda, Donika Prela. Ishte Komisioneri Publik që kërkoi shkarkimin e ish-drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda pasi në shkurt të vitit të kaluar Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë.

Prela, e cila punon aktualisht në Prokurorinë e Tiranës tashmë do të jetë jashtë sistemit të drejtësisë. Ajo ka qenë një prej emrave më të kontestuara nga opozita se ishte favorizuar për të kaluar vetingun për shkak të lidhjeve të afërta me mazhorancën qeverisëse dhe se është përdorur për mbylljen e disa dosjeve të bujshme.

Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin e Prelës duke argumentuar se nuk arrin nivelin e besueshëm sa i takon kriterit të pasurisë. Për ish-drejtuesen e Prokurorisë për Krime të Rënda u ngritën dyshime se, nuk arrin të justifikoi burimet financiare për blerjen e një apartamenti dhe kursime cash.

Gjithashtu një tjetër problem që doli gjatë vetingut ishte fakti se, bashkëshorti i Prelës nuk ka paguar taksat. Prela ka deklaruar se bashkëshorti ka marrë gjysmën e pagës në dorë në një kompani ndërtimi ku ka punuar. Por, për Komisionerin Publik ky fakt kompromenton pozitën e subjektit të rivlerësimit, duke qenë se ajo ka ushtruar detyrën e prokurores së seksionit Task-Forcë, ku janë hetuar vepra penale të sferës ekonomike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026