KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Fatmira Hajdari

18 Qershor 2020 | 08:05

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra e gjyqtares së Gjykatës së Apelit Tiranë, Fatmira Hajdarin. Znj. Hajdari është paraqitur vetë në sallë në momentin e leximit të vendimit. 

Gazetari i Euronews Albania Xhevahir Zhabina tha se vendimi për znj. Hajdari ishte i pritshëm pas gjetjeve për mosjustifikim të pasurisë.

“Kishte një problem, lidhur me një pallat në zonën e vilave gjermane ku familja Hajdari është pronare e 13 apartamenteve, të cilët nuk i justifikonte dot. KPK gjeti edhe disa pasaktësi në kryerjen e detyrës dhe që kishte të bënte me revokimin e vizës amerikane”, raportoi gazetari i Euronews Albania.

“Ishte një vendim i pritshëm”, këto ishin fjalët e vetme që ish-gjyqtarja tha për mediat pas vendimit të KPK, ndërsa avokati Maks Haxhia  tha se vendimi do të apelohet në Komisionin e Posaçëm të Apelimit

Fatmira Hajdari doli të hënën para vettingut e shoqëruar nga dy avokatët e saj respektivisht Maksim Haxhia dhe Ilira Dane. 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në relatimin e tij theksoi se ILDKPKI ka përcjellë raport pozitiv mbi subjektin vlerësues ku thuhet se nuk ka fshehje pasurie, mosdeklarim apo konflikt interesi.

Por në relacionin e përgatitur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, thuhet se gjyqtarja, Fatmira Hajdari ka probleme me justifikimin e pasurisë pavarësisht se Inspektorati i Deklarimit te Pasurive ka dorëzuar raport pozitiv.

Znj. Fatmira Hajdari u caktua para pak kohësh si gjyqtare për çështjen e lobimit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku i akuzuar ishte kreu i saj Lulzim Basha. Ajo nuk pranoi të gjykonte këtë çështje dhe dha dorëheqje. Fatmira Hajdari e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitet 2000 si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës.

Lexoni gjithashtu:

Llogari para vettingut, Fatmira Hajdari përlotet: S’kam gënjyer asnjëherë në deklarimet e mia

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026