KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Sarandës
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Sarandës, Sali Hasa.
Ky vendim është marrë nga ana e KPK-së, pasi prokurori nuk mundi të justifikojë dot pasurinë e tij.
Prokurori u tërhoq edhe nga kërkesa për të qenë i pranishëm gjatë seancës dëgjimore në Vetting.
Sali Hasa u arrestua më 19 qershor për korrupsion pasiv dhe Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.
SPAK dyshon se ai i mori një shumë parash shtetases Elsiona Papa, për të pushuar dosjen e vëllait të saj, Emiljan Mirjanit, i cili akuzohet për plagosje.
Sipas hetimeve, Papa ka ndikuar te prokurori për të pushuar hetimet për vëllain e saj që akuzohet për “plagosje me dashje” dhe “mbajtje të armëve të ftohta”.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi në muajtin qershor që prokurori i Sarandës të pezullohej nga detyra.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta