KPK shkarkon nga detyra prokurorin Kol Hysenaj

19 Prill 2021 | 11:06

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Tiranës, Kol Hysenaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se nga riçelja e hetimit për prokurorin  Hysenaj, janë konstatuar sërish probleme për kriterin e pasurisë, ndërkohë që ndaj tij ishin depozituar edhe 5 denoncime të reja nga publiku.

Gjatë seancave të kaluara në KPK, prokurori Hysenaj është përballur me një sërë problemesh në të tri kriteret e rivlerësimit.

Më 18 shtator të vitit të kaluar komisioni evidentoi mosdeklarim të kursimeve dhe gjendjes cash në vite, si dhe deklarim të paplotë të burimeve për disa prej pasurive të deklaruara nga ana e prokurorit.

Gjithashtu, Komisioni vlerësoi si “financiarisht jo të logjikshm” një sërë transakionesh.

Prokurori Hysenaj u përball në seancën e parë edhe me një raport të rishikuar të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK që e gjente të papërshtatashëm për të ushtruar detyrën.

Ndërsa në seancën e fundit të zhvilluar në KPK, ai u akuzua sërish për mos-justifikim të pasurisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026