KQZ i shkurtoi listën e kandidatëve, PD ankesë në KAS: U shkel Kodi Zgjedhor
Partia Demokratike ka bërë kërkesë ankimore në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të marrë dy ditë më parë, ku iu hoqën disa emra nga lista e kandidatëve për deputetë.
Vendimi i KQZ-së argumentohej me faktin se në listën e PD dhe aleatëve të saj kishte më shumë emra se sa nevojitet në këtë rast. Por, sipas PD vendimi është marrë në shkelje të Kodit Zgjedhor. Më konkretisht, PD i referohet pikës 4 të nenit 67 të ligjit elektoral.
Në ankimin e PD thuhet se Kodi parashikon kufi minimal të pranueshëm të listës shumë emërore të kandidatëve dhe jo një kufi maksimal. Sipas PD, KQZ duhet të pranojë çdo numër kandidatësh mbi kufirin minimal dhe që është i plotpjesëtueshëm me 3.
“Qartësisht dispozita parashikon numër minimal kandidaturash që duhet të përmbajë lista shumë emërore, por në asnjë rresht të dispozitës nuk përmbahet ndonjë parashikim lidhur me një numër maksimal kandidatësh që duhet të përmbajë lista”, argumenton PD.
Në pikën 4 të nenit 67 Neni 67 “Lista e kandidatëve të partive dhe koalicioneve të partive”, thuhet: Emrat në listën shumë emërore të subjektit zgjedhor paraqiten të renditura sipas rendit shifror, duke filluar nga numri një. Numri i kandidatëve në listën shumë emërore nuk mund të jetë më i vogël se numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy. Në çdo rast, numri i kandidatëve në listën shumë emërore duhet të jetë i plotpjesëtueshëm me numrin tre. Për koalicionet përbri emrit të kandidatit shënohet cilës parti i përket kandidati.
Këtë të mërkurë, KQZ vendosi të pranojë pjesërisht listën e kandidatëve të propozuar nga PD, e cila kishte paraqiti në listën e rishikuar 222 kandidatë nga 153 që kishte kërkuar KQZ.
Në listën për Qarkun e Tiranës, PD kishte paraqitur për regjistrim 45 emra, ndërkohë KQZ ka pranuar të regjistrojë vetëm 36 emra, aq sa është dhe numri i mandateve që i takojnë këtij qarku.
KQZ ka hequr nga lista e propozuar nga PD emra në të 12 qarqet e vendit duke lënë një numër të afërt me numrin e mandateve dhe të pjesëtueshëm me tre.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta