English

KQZ në Kosovë cakton dhjetë ditë fushatë për zgjedhjet e 14 shkurtit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Procesi përgatitor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit do të fillojë nga dita e premte. Kështu bëri të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili mbajti sot mbledhjen e parë pas dekretimit të datës së zgjedhjeve nga presidentja në detyrë, Vjosa Osmani.

- Advertisement -

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha se buxheti për zgjedhjet e parakohshme parlamentare është projektuar në shumën e 5.6 milionë eurove.

“Projeksioni i buxhetit është 5 milionë e 650 mijë euro. Kjo do të kërkohet që nga dita e nesërme nga qeveria, që të bëhet alokimi që të mund të fillojmë procedurat. Ky është totali i buxhetit të projektuar. Është projeksion që nuk do të thotë se i tërë ky buxhet do të harxhohet”, u shpreh Daka.

Sipas KQZ-së, nga nesër deri më 16 janar partitë mund të dorëzojnë kërkesat për certifikim, ndërsa ky proces do të vijojë deri më 21 janar.

Në mbledhjen e KQZ-së u bë e ditur se fushata fillon më 3 dhe përfundon më 12 shkurt 2021. Ndërsa periudha e votimit me postë fillon nga 2 shkurti dhe përfundon 24 orë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Lexoni gjithashtu: 

Vjosa Osmani dekreton datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?